Lawrence në romancë me regjisorin 21 vite më të madh (FOTO LAJM)

Aktorja e cila ka tërhequr një sërë çmimesh, Jennifer Lawrence, ka nisur një romancë me një regjisor i cili ka 21 vite diferencë. Mosha nuk ka përbërë aspak problem, ndërsa ata prej kohësh i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Jennifer Lawrence përflitet se ka nisur një romancë me regjisorin Darren Aronofski. Sipas thashethemeve, romanca e tyre ka nisur në kohën kur aktorja 26-vjeçare ka punuar me regjisorin në një film të ri gjatë kësaj vere.

Dyshja e dashuruar është fotografuar gjatë një dreke private javët e fundit. “Jennifer dhe Darren dëshirojnë ta mbajnë këtë marrëdhënie sa më private, por ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për “The Sun”. /albeu.com/



Shtuar më 18/10/2016, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori