Largohet Ermal Mamaqi, kush janë prurjet e reja të Tv Klan (FOTO LAJM)

Stina e verës nuk është asnjëherë pushim për televizionet. Ata janë gjithnjë në përgatitje për sezonin e ardhshëm, por këtë vit përgatitjte në Tv Klan kanë filluar më herët.

Muajin e kaluar mësuam nga indeksonline se moderatori Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv klan dhe me shumë mundësi destinacioni i tij është Top Channel.

Nëse një program largohet, vjen një tjetër zëvendësues.

Bes Kallaku do të vijë sërish këtë sezon televiziv me një program të tijin, në prime time bashkë me Olsi Bylykun. Programi i aktorit të mirënjohur pritet të jetë në orën 20:00.

Ndërkohë që do të pasohet nga Duplexi i Turjan Hyskos, i cili do të spostohet në kohë.

Asi nën mëngë i Besit është Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në nj emision që do të ketë risi dhe prurje në përmbajtje.

Stafi i BE Caffe, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e shoë-t të ri që pritet të nisë në tv Klan.

Shpresojmë që grupit t’u ecin planet në vijë dhe në shtator të na surprizojnë… siç bënë me BE Caffe.
Shtuar më 11/07/2019, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori