Larg shkëlqimit të rrjeteve sociale, Katy Perry fotografohet dy muaj pas lindjes (FOTO LAJM)

Në fund të muajit gusht, këngëtarja Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.

Katy dhe Orlando e dhanë lajmin e bukur për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë të mërkurën, 26 gusht.

Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, thanë ata në një deklaratë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë të mërkurën, duke e bërë Perry-në nënë për herë të parë dhe Flynn 9-vjeç vëlla të madh. Ky është djali i vetëm i Bloom me ish-gruan Miranda Kerr.

Katy dhe Orlando janë ende skeptikë dhe s’kemi parë ende një foto të bebushes në rrjete sociale.

Megjithatë, vetë këngëtarja mori vëmendjen me pamjen e saj dy mauj pas lindjes, pasi u fotografua nga paparacët.

Siç mund ta vërejmë, trupi i saj pas shtatzënisë ka ndryshuar goxha shumë dhe Katy ruan ende barkun e fryrë.

Ajo u shfaq në ksuhte shtëpie, me rroba sportive dhe pa makeup.
Shtuar më 26/10/2020, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori