“Unë firmos pam, pam, pam”, PD publikon videon e Ramës: Ka legjitimuar vjedhjen e 430 milionë eurove

Partia Demokratike, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë një pjesë nga dëshmia e Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku heq përgjegjësitë e tij për aferën e 430 milionë eurove të vjedhura.

“Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve zbuloi se pse Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euro. Ja çfarë u dëshmua në seancën e gjashtë dhe të fundit. Rama tha se ai nuk mban përgjegjësi për 430 milionë euro të vjedhura. Firma e tij ka legjitimuar çdo vendim abusiv”, shkruan PD./albeu.com