Psikologia largon dilemën e prindërve: Në cilën moshë fëmijët duhet të marrin telefon

Psikologia Anxhela Peza  tregoi dëmet që po shkaktojnë rrjetet sociale tek fëmijët dhe adoleshentët, ku përfshihen jo vetëm dëmet psikologjike por edhe ato fizike. Sipas saj prindërit nuk duhet ti ekspzojnë fëmijët në ekranet e tyre deri në një moshë të caktuar.

“Prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkolla private nuk është e nevojshme që fëmijët të pajisjen me celular për aq kohë s aka një furgon që I çon në shtëpi dhe I merr nga aty. Nëse I ndodh dicka fëmijës telefonon vetë mësuesi  ose sekretaria e shkollës dhe kanë shërbime të mëdha, nuk lind nevoja e një telefoni. Mendoj që mosha 12-13 vjec për ata që ndodhen në shkolla private ndërsa prindërit e tjerë që për shkak të kushteve janë të detyruar ti lënë fëmijët pak më të lirë do tia japin në atë moment kur mund të jenë edhe 7-8 vjec sepse janë pjesë e një realitetit që  nuk është ndihmues për prindërit për të rritur fëmijët dhe për të pasur mbrojtjen e fëmijës.”

Por sipas psikologes Anxhela Peza të gjithë adoleshentët pothuajse  tashmë janë pjesë e rrjeteve sociale që në moshën 12-13 vjecare ndërsa thekson ndikimin negative pasi fëmijët e marrin vlerësimin për veten përms këtyre rrjeteve sociale, u shpreh ajo në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.

“ Shpeshherë fotot janë në një formë të rremë sepse  nëse ti bën një foto me filtër, që nuk është realiteti dhe nuk je ti atëherë ti merr një vetvlerësim fallco ose bosh. Dhe mbi të gjitha kontakti dhe marrëdhënia është në mënyrë virtuale dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejt’ theksoi ajo ndër të tjera.


Shtuar 18.01.2022 13:53