Tentoi të gëlltiste qesen me hashash, si u pikas nga forcat “Shqiponja”

Forcat “Shqiponja” në Tiranë, kanë nuhatur sjelljen e çuditshme të një djali që tentoi të gëllsite qesen me hashash. Një tentativë kjo e dështuar, pasi ai nuk e ka kaluar në stomak.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Sabah Nuzi. Ky i fundit u përpoq të kalonte në stomak 4.8 gramë hashash, raporton TCH.

Kur policia i ka bërë shenjë një automjeti për të ndaluar, shoferi ka hapur krahun. Por pas këtij veprimi, drejtuesi i mjetit ka nxituar të nxjerrë nga xhepi një qese të cilën tentoi ta kalonte në stomak.

Nuzi nuk e ka realizuar dot gëlltitjen e qeses me hashash, pasi për pak është mbytur. Policët pasi i kanë nxjerrë nga goja qesen me hashash, veç akuzës së drogës i kanë referuar edhe një vepër tjetër.

Akuza e dytë është kundërshtim i forcave të rendit, pasi i dyshuari nuk ju bind policisë por kreu veprime të tjera, pasi ata i kërkuan të ndalonte. Vepra e dytë lidhet me përpjekjet e policëve, thuhet në referim, për mos ta lejuar të riun të kalonte qesen në stomak, për të cilën më pas policët mësuan se ishte hashash.


Shtuar 14.05.2020 17:30