Rëndohet tragjedia në Kumanovë, pas tre fëmijëve ndërron jetë një tjetër pjesëtar i familjes

Ka shkuar ë katër numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Pas tre fëmijëve, ka ndërruar jetë dhe Shaip Alimi, 60 vjeç, mëson Albeu.com.

Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre.

Në mëngjes fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë. Tre fëmijët dhe 60 vjeçari humbn jetën teksa në spital ndodhen gjashtë anëtarët e tjerë./albeu.com/


Shtuar 23.02.2020 20:38