Lamborghini ndahet në dysh, shpëton shoferi (FOTO-LAJM)

Një 40 vjeçar nga Tajlanda shpëtoi mrekullisht edhe pse Lamborghini Gallardo i tij u nda në dysh gjatë një aksidenti rrugor. Sipas mediave të huaja drejtuesi i mjetit po ecte me një shpejtësi prej rreth 150 km/h ndërkohë që binte edhe shi në momentin e aksidentit.

Pas aksidentit shoferi shpëtoi pa pothuajse asnjë gërvishtje. Ai doli nga dera e pasagjerit dhe u ul në qosh të rrugës derisa po priste të arrinin ekipet e shpëtimit. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2014, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori