Aksident në Tiranë, makina përplas 8 vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Dy aksidente kanë ndodhur pak më parë në Tiranë, ku në një prej tyre është aksidentuar një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, ku një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, ku mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të dy ngjarjeve të sipërpërmendura.

Njoftimi
Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 22.06.2020 13:23