Ngacmoi të miturën në një lokal, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me inicialet A. T., që është arrestuar nga specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ai ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare në një lokal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 24.07.2023 13:06