La emisionin për t’u larguar jashtë Shqipërisë, ja ku ndodhet tani Dajana Shabani (FOTO LAJM)

Pasi u njoftua se Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu do të jenë dy moderatorët e rinj të mëngjesit në “Ditë e re”, Dajana Shabani sqaroi nëpërmjet një statusi të gjatë në Instagram se atë nuk e kishte zëvendësuar as Kelvi dhe as Arjola.

Dajana tregoi se stafi i emisionit u ‘shpërbë’ pas vendimit të saj për t’u larguar nga Shqipëria.

Së fundmi, në Instastory-n e saj moderatorja ka treguar se ku ndodhet tashmë që është larguar nga Shqipëria.

Dajana po shijon pushimet me mikeshën e saj dhe ndodhet në Sardenja, Itali.

Moderatorja ka publikuar një video duke trokitur gotat, ku zbulon edhe vendndodhjen, ndërsa në një tjetër postim i betohet fansave se mashkulli pas saj nuk është me të.


Ende nuk dihet se cili është projekti i ri që do ta rikthejë sërish moderatoren në ekran.
Shtuar më 10/08/2019, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori