Sot 11 raste reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584. Në total numri i rasteve aktive është 406.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës. Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 6.05.2022 15:04