Kylie Jenner tregon të vërtetën për flokët: Përdor paruke ... (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nëse do kërkonim një ambasadore të flokëve fosfor ajo është Kylie Jenner. E kuqe e ndezur, e gjelbër mente në Javën e Modës në New York, ngjyrë pjeshke, deri te mesi, në Coachella...flokët e saj janë gjithmonë në ndryshim.

Ndërkaq, motra e saj më e madhe, Kendall i qëndron besnike pamjes me flokë deri të shpatullat që variojnë në tone të errëta, nga çokollata te e zeza ikonike e Kardashian.

Megjithatë, do të habiteshit po të mësonit që flokët e tyre ngjasojnë më shumë seç imagjinoni, shkruan Class.

Në një intervistë të fundit, Kylie, 19 vjeçe, ka treguar sesi janë flokët e saj të vërtetë poshtë parukeve.

“Nuk është një e fshehtë. Unë nuk mund të dekoloroja flokët e mi. Kështu është më e lehtë...” ka thënë ajo për paruket para se Kendall të thoshte shakanë e saj. "Përndryshe nuk do kishte flokë", tha ajo.

"Flokët e mi janë deri te shpatullat", shpjegoi Kylie më vonë.

"Ne kemi të njëjtën gjatësi flokësh. Asnjë nuk e di, por flokët tona janë binjake. Duhet të bëj një foto ndonjë ditë, me ne të dyja dhe me flokët tona njëlloj që të dukemi si motra përsëri", ka thënë Kendall.



Shtuar më 29/04/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori