A kishit dëgjuar më parë për natën
polare?
“Nata
polare është një
fenomen normal që ndodh çdo dimër për
Barrow dhe çdo
qytet tjetër brenda rrethit Arktik”,-është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.
Barrow,
qytet në Alaska, nuk do të ketë kontakt me diellin për dy muajt e ardhshëm. Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata
polare.
Ky
fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.
Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.
Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë
fenomen, por është i pari në listë të natës
polare për shkak të vendodhjes larg në veri.
E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë
polare dhe shkakton 24 orë dritë.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 11:57