Plas te PSG, lojtarët kundër Mbape: Deklaratat e tij janë fyerje për klubin

Deklaratat e fundit të Kilian Mbape, në një intervistë për “France Football”, kanë krijuar shumë pakënaqësi në Paris, dhe jo vetëm te drejtuesit e skuadrës, edhe shokët e tij të ekipit tanimë janë kundër.

Mediat franceze kanë zbuluar se 6 lojtarë, mes të cilëve 2 blerje të fundit, kanë shprehur para drejtuesve pakënaqësinë e tyre rreth fjalëve të lojtarit.

Ky i fundit kishte thënë se të qëndrosh në Paris “nuk vlerësonte rendimentin e tij” dhe lojtarët të cilët kanë ndër mend të vazhdojnë karrierën te PSG, e kanë cilësuar këtë të papranueshme.

Sipas asaj që mëson “RMC”, një nga lojtarët i ka komunikuar Al Khelaifit se i interpreton fjalët e sulmuesit si “një fyerje për klubin”.

Një ndryshim i plotë i situatës për golashënuesin më të mirë në historinë e klubit, i cili ishte i paprekshëm.

Deklarata dhe situatë e cila po shtyn gjithnjë e më shumë drejt largimit të Mbape në merkaton e verës, edhe pse futbollisti ka bërë të qartë se kërkon të qëndrojë deri në mbyllje të kontratës te PSG, deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

 


Shtuar 8.07.2023 17:36