Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunit në Greqi

Në Greqi është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pacienti i infektuar është një burrë që kishte udhëtuar më parë në Portugali.

Ai ka shkuar për të kryer kontrolle ndërsa iu nënshtrua analizave të posaçme pasi mjekët vunë re simptoma të lisë së majmunit. Ai është duke u trajtuar nga bluzat e bardha dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Në njoftimin e autoriteteve thuhet se testi është kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik nga ku personi në fjalë ka rezultuar pozitiv.

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 577 raste me linë e majmunëve në 18 vende të ndryshme në Eurooë dhe 437 në shtete jashtë kontinentit tonë.