Dhunohet kryebashkiaku socialist

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Sipas News24, ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën ne polici.

Mësohet se kryebashkiaku socialist ka denoncuar 2 ditë më parë në polici se është goditur me grusht në fytyrë dhe është fyer nga 33-vjeçari me iniciale D.S.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë. Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnje. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë.


Shtuar 13.07.2022 22:30