Ky është shqiptari që përdhunoi gruan e shokut në sy të fëmijës (FOTO LAJM)

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e gruas greke e cila është përdhunuar nga një shqiptar.

Sipas saj, shqiptari, të cilit mediat i kanë publikuar foton, i ka rënë derës së shtëpisë, dhe sapo ajo e ka hapur, ai është sulur me forcë duke e përdhunuar.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, ka abuzuar seksualisht me gruan greke në sy të fëmijës së saj 5-vjeçar.

Mediat shkruajnë se gruaja 30-vjeçare, ishte bashkëshortja e shokut të shqiptarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 qershor në lagjen Agiou Panteleimona dhe tashmë 38-vjeçari shqiptar është vënë në pranga pas denoncimit në polici. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori