Ky është polici që dyshohet se u vetëvra mbrëmë në kafene (FOTO LAJM)

Bekim Ismajli 43-vjecar, besohet të ketë bërë mbrëmë vetëvrasje në një ËC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë se nuk është dëgjuar zhurmë fare, veçse thonë se ai ka qenë djalë i urtë dhe punëtor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

Pronarët e lokalit ku polici ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë - dy vajza dhe një djalë.

Vetëm një plumb është gjetur në trupin e pajetë të oficerit = i cili dyshohet se bëri vetëvrasje dje në një kafiteri në Gjilan.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se dyshohet se ka pasur vetëm një goditje me plumb në trupin e oficerit 43-vjeçar.

“Është interesant se edhe ata dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë dicka, sepse vetëm një plumb është gjetur në trupin e oficerit”, ka thënë Maloku

Kryeprokurori i Gjilanit ka thënë se indikacionet e para tregojnë për dyshimin e vetëvrasjes së oficerit nga Gjilani.

“Ne do të shohim, nuk do të dalim në përfundim njëherë nëse është vetëvrasje apo vrasje, megjithatë të gjitha pistat të tilla tregojnë se më tepër ka akt të vetëvrasjes”, ka thënë Maloku.


Shtuar më 10/04/2018, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori