Ky është Pitbulli hero që iu hodh gjarprit vdekjeprurës për ta shpëtuar pronaren
Një pitbull i quajtur
Nellie ka
shpëtuar pronaren e tij nga kafshimi i një gjarpri me zile.
Nellie, e cila u adoptua nga familja që kujdeset për të para gjashtë muajve, kishte dalë për hiking me
pronaren e saj kur ndodhi incidenti.
Jane Taylor dhe qeni po ecnin në disa shkëmbinj në momentin që gruaja vuri re zvarranikun helmues.
E tmerruar ajo nisi të bërtiste, por pikërisht aty
Nellie tregoi që ishte një vajzë trime.
Jane tregon:
Ajo vrapoi me shpejtësi,
përpara se unë të lëvizja nga vendi, dhe u hodh sipër gjarprit. Kur
Nellie doli
përpara meje, mu duk sikur po më thoshte ‘pa merak mami e zgjidh unë këtë’.”
Për fat të keq,
Nellie u kafshua në kokë ndërsa mbronte
pronaren e saj. Jane e çoi tek veterineri në kohë dhe tashmë ajo është shëruar plotësisht.
Shtuar më 14/04/2019,
ora 13:51