Ky është Pitbulli hero që iu hodh gjarprit vdekjeprurës për ta shpëtuar pronaren

Një pitbull i quajtur Nellie ka shpëtuar pronaren e tij nga kafshimi i një gjarpri me zile.

Nellie, e cila u adoptua nga familja që kujdeset për të para gjashtë muajve, kishte dalë për hiking me pronaren e saj kur ndodhi incidenti.

Jane Taylor dhe qeni po ecnin në disa shkëmbinj në momentin që gruaja vuri re zvarranikun helmues.

E tmerruar ajo nisi të bërtiste, por pikërisht aty Nellie tregoi që ishte një vajzë trime.

Jane tregon:

Ajo vrapoi me shpejtësi, përpara se unë të lëvizja nga vendi, dhe u hodh sipër gjarprit. Kur Nellie doli përpara meje, mu duk sikur po më thoshte ‘pa merak mami e zgjidh unë këtë’.”

Për fat të keq, Nellie u kafshua në kokë ndërsa mbronte pronaren e saj. Jane e çoi tek veterineri në kohë dhe tashmë ajo është shëruar plotësisht.
Shtuar më 14/04/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori