Pas Timo Werner, Chelsea po mundohet të largojë edhe dhjetë lojtarë të tjerë

Chelsea po punon për të pastruar disa nga lojtarët që marrin paga të mëdha, por japin pak për skuadrën.

London Evening Standard shkruan se pas Timo Werner që për 25 milionë euro kaloi te RB Leipzig, radha është tek disa emra të tjerë.

I radhës është Marcos Alonso që gjithashtu ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me Barcelonën për një lëvizje prej 10 milionë eurosh.

Klubit i duhen para pasi ka shpenzuar afër 200 milionë euro deri më tani në këtë afat kalimtar, duke sjell emra si Raheem Sterling, Marc Cucurella dhe Kalidou Koulibaly.

Tjetër në listë që ka oferta është Callum Hudson-Odoi, për të cilin interesohen Borussia Dortmund dhe Southampton.

Hakim Ziyech, Ross Barkley, Billy Gilmour, Kenedy, Emerson Palmieri, Michy Batshuayi, Baba Rahman dhe Ethan Ampadu po ashtu janë në listën e shitjeve.

Disa prej tyre do të ishin emra të mirëseardhur për shumë klube, pasi cilësia nuk iu mungon, ndërsa edhe Thomas Tuchel nuk llogaritë në shërbimet e tyre.