Zelenskyy mbërrin në SHBA, zbulohet axhenda e liderit ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në SHBA pak minuta më parë, ka konfirmuar një zyrtar për mediat amerikane.

Pas mbërritjes në Maryland, ai do të bëjë udhëtimin për në Uashington përpara se të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden në orën 14:00(ora lokale).

Detajet e udhëtimit të Zelenskyyt në SHBA janë mbajtur rreptësisht të fshehta, por BBC ka publikuar një axhendë të përafërt për oraret dhe takimet e tij.

Në orën 12:00 me kohën lokale Volodymyr Zelensky zbarkon në bazën e Forcave Ajrore Andrews, Maryland, ku më pas niset drejt Washingtonit ku në orën 14:– do të takojë presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë në lëndinën e famshme të Jugut.

Në 14:30 dyshja do të zhvillojë një takim dypalësh në Zyrën Ovale dhe më pas në 16:30, Zelensky dhe Biden pritet të mbajnë një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Mendohet se ata do të shpallin një paketë të re ndihme sigurie, me vlerë rreth 2 miliardë dollarë (1.6 miliardë £) – duke përfshirë shpërndarjen e sistemit të avancuar të raketave të mbrojtjes ajrore Patriot

Në 18:15 Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, mban një takim me Zelenskyn përpara takimit të tij me Kongresin e SHBA dhe në 19:30 Zelensky mban një fjalim në Kongres.


Shtuar 21.12.2022 19:20