Disa fëmijë tentuan të helmojnë shokun e klasës! Psikologët shokohen pas përgjigjes që morën pasi i pyetën për veprimin

Një inat mes shokësh për shkak sa nuk ëstë kthyer në një tragjedi në një shkollë fillore në Lamia të greqisë.

Disa fëmijë i kanë hedhur helm miu shokut të tyre të klasës në shishen e tij të ujit. Fëmija ka pirë ujë në shishe por e ka pështyrë menjëherë, duke thënë se kishte shije të hidhur.

Pas kësaj mësuesja i ka kërkuar nxënësit të saj mos pijë më ujë nga shishja, pro të pijë tek ccezmat e shkollës.

Por e gjithë ngjarja u mor vesh pas mësimit, ku një nga fëmijët që ishin pjesë e planit për helmimin e shokut të klasës e ka rrëfyer këtë histori tek nëna e tij.

Gruaja menjëherë ka marrë në telefon prindërit e nxënësit të helmuar duke i njoftuar për gjithccka.

Ata e kanë dërguar menjëherë fëmijën në spital, i cili tashmë prej tre ditësh ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po aq tronditëse ka qenë edhe përgjigjja që kanë dhënë fëmijët e vegjël kur janë pyetur pse kanë hedhur helmin e miut në ujin e shokut të klasës. Përgjigja e tyre ishte: Sepse ne donim ta dëmtonim atë. Shefi i Arsimit Fillor, Efthymios Goumas , tha se tashmë dy fëmijët dhe prindërit po monitorohen nga psikologu.


Shtuar 10.02.2023 17:50