Ky është grafiti i ri për Atifete Jahjagën (FOTO LAJM)

Grafiti me i fundit
Një grafit në murin e një ndërtese në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, me protagoniste presidenten e vendit Atifete Jahjaga, ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale. Portreti i presidentes Jahjgaga ishte bërë në grafit, në një pozitë të pafavorshme madje në kokë i ishte vënë edhe kapela e Policisë së Kosovës. E jo larg saj ishte bërë në grafit edhe një copë jashtëqitje.

Ky grafit i cili kishte edhe një urim për Vitin e Ri, ka bërë që sot Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ta fshijë atë dhe ta zëvendësoj me një shkrim tjetër.

Për RrGGK-në është e papranueshme një grafit i tillë i cili ofendon rëndë presidenten Jahjaga.

“Me Presidenten”, mbishkrim ky i vendosur në po të njëjtin vend rrjeti i grave dënon rëndë këtë akt dhe tregon se e çmon lartë punën dhe imazhin e presidentes.

Nëse dikush ka diçka kundër presidentes, atëherë sipas RrGGK-së ka mënyra tjera që ta shpreh atë, por jo përmes këtij grafiti, për të cilin thonë se ka qenë seksist dhe fyes për shefen e shtetit.

Kryetarja e RrGGK-së, Igballe Rugova thotë se e njëjta nuk do t’i ndodhte një burri në Kosovë.

“Është vërtetë fyese që e para e shtetit të del me mesazh, dikush me ba një grafit seksist për të. Po të ishte një burrë kjo nuk do të kishte ndodhë. Por këtu tek ne akoma gratë shihen si objekt e jo subjekt. Këtë e kemi parë jo vetëm në institucionet e larta, kemi parë në Parlament çfarë diskutimi bëhet aty, e kemi parë në rrugë edhe ngacmime seksuale, por këtë grafitë seksiste ata që e kanë bërë është vërtetë duhet të turpërohen”, tha ajo.

Rugova kujton se si shumë herë gjatë mandatit të presidentes Jahjaga, fokusi ka qenë tek gjërat e parëndësishme e jo tek puna që ajo ka bërë.

“Gjithmonë e kanë para si grua, nuk e kanë parë si president”, tha ajo.

Rrjeti e çmon lartë imazhin dhe punën e Jahjagës, gjatë mandatit të saj si presidente, e në veçanti punën që ajo ka bërë për të drejtat e grave. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2016, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori