Kushton 1 milion euro, kjo është makina që Hitleri i dhuroi Zogut (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbreti i vetëm i shqiptarëve Ahmet Zogu koleksionoi një mori dhuratash luksoze për martesën e tij me Gerlandinën.

Por kryedhurata ishte padyshim ajo e bërë nga kancelari Gjerman, Adolf Hitler, një Mercedez sportiv kabriole i kuq.

Për prodhimin e saj u deshën thuajse 6 muaj dhe ajo ishte kryevepra inxhinierike e kohës dhe maksimumi i luksit që njihej.

Sipas “Corriere della sera” ekzistonte vetëm një ekzemplar tjetër i këtij modeli, ai i Hitlerit.

Makina ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhë, me stemën mbretërore të stampuar në të dy dyert.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Zogu e mori atë me vete në Britani.

Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën “ENX 957”, por Mbreti doli me të vetëm një herë.

Simotra e saj identike, makina e Mbretit Faruk, u shit në vitin 2006 në një ankand në Monte Carlo për shumën 921 mijë Euro! /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2018, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori