Kush tha që mes Ramës e Berishës nuk ka mirëkuptim? (FOTO LAJM)

Një situatë mjaft komike është shoqëruar sot në seancë plenare, ku batutat kanë qëne pjesë e pashmangshme. Sali Berisha ka marrë fjalën për të replikuar me ministrin Damian Gjiknuri, ndërkohë që duhet të fliste kryeministri Rama.

Ish kryeministri është drejtuar drejt foltores, pasi Meta i tha të fliste dy minuta, Rama ka ndenjur më këmbë duke e pritur tek foltorja. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku në sallë janë shkaktuar të qeshura, pasi Rama duke parë atë që po lexonte i tha Berishës se kishte gabim.

Në sallë nuk kanë munguar as fotot për këtë ditë të veçantë, ku Rama e Berisha bëhen bashkë duke shkëmbyer batuta, e lënë pas sharjet. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2015, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori