Makinat përplasen kokë më kokë në Tepelenë, 6 të lënduar

Sot, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç  banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .