Kush është i riu nga Berati në BB, që ka tatuazh qytetin e tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ka tërhequr vëmendjen e publikut i riu me tatuazhe që u fut mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së Big Brother.

Ai quhet Damiano Agalliu dhe është nga qyteti i Beratit por që prej vitesh jeton në Suedi.

Mjaft aktiv në rrjetet sociale akoma pa hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Damiano ka tërhequr vëmendje edhe në facebook e Instagram për shkak të paraqitjes së tij të jashtme dhe tatuazheve, shkruan Albeu.com.

Në krahun e djathtë ai ka bërë tatuazh qytetin e Beratit, dhe përveç kësaj ka tatuazhe të tjera të veçanta në pjesë të ndryshme të trupit.

Damiano është larguar nga Shqipëria në moshë fare të re, vetëm 15 vjeç për shkak të vështirësive financiare me të cilat ndeshej familja e tij.

Për këtë arsye konkurrenti i Big Brother nuk ka mundur të vazhdojë studimet për mjekësi siç ishte ëndrra e tij dhe e familjes./Albeu.com/


Shtuar më 19/03/2017, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}