Kush nuk do ta donte një furgon të tillë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Vitin e kaluar në sallonin e makinave në Los Angeles, Airstream në bashkëpunim me Mercedes-Benz prezantuan Sprinterin e ri cili nuk ngjasonte me një furgon por me një shtëpi luksoze.

Tashmë kompania vjen me një model të ri i cili është një nga furgonët më luksozë që mund të keni parë. Grand Tour përmban përmirësime të konsiderueshme nga modeli paraardhës pasi ai është pajisur me një sistem të paralajmërimit të goditjeve si edhe sensorë parkimi.

Brenda kabinës së Sprinterit do të gjesh cdo gjë që mund ti nevojiten personave që do të udhëtojnë më këtë mjet edhe nëse udhëtimi do të ishte i gjatë. Airstream dhe Mercedes-Benz bashkëpunojnë nga viti 2010 për realizimin e mjeteve luksoze të përshtatur për lëvizjet e njerëzve të pasur. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori