Kush ka bërë aksident? Del lista me përfituesit që duhet të kontaktojnë Byronë

Pëlqej
Pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për praktikat e miratuara por të papaguara, objekt i Fondit të Kompensimit nga viti 2002-2013, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka publikuar për herë të parë një listë emërore me 206 përfitues, me të cilët nuk është arritur të kontaktohet.

Byroja i kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave.

Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori