Kush janë 3 viktimat e sulmit terrorist në Francë, amaneti i fundit i gruas braziliane (FOTO LAJM)

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Avignon në Francë, ku tre persona mbetën të vrarë gjatë një sulmi terrorist.

Një nga tre viktimat e sulmit të djeshëm, ishte një nënë braziliane, ndërsa mediat raportojnë se fjalët e saj të fundit ishin: ‘Tregojuni fëmijëve të mi se i dua.’

Simone Barreto Silva, 44 vjeçe, jetonte në Francë prej 30 vitesh dhe kishte tre fëmijë, konfirmoi mbrëmë Konsullata Braziliane në Paris.

Nëna u godit me thikë nga migranti tunizian Brahim Aoussaoui, i cili gjithashtu vrau edhe 54-vjeçarin Vincent Loques, ndërsa përgatitej për meshën.

Viktima e tretë, sipas autoriteteve franceze ishte një grua e moshuar, të cilës iu pre koka pranë ujit të shenjtë të kishës. Në foto janë viktimat Simone Barreto Silva, Vincent Loques dhe autori i plagosur.

Autoritetet franceze kanë identifikuar të dyshuarin për një sulm me thikë që la tre të vdekur në qytetin jugor të Nisës. I dyshuari është identifikuar si Brahim Aouissaoui, një tunizian 21-vjeçar. Sipas BBC-së dhe Reuters-it, Aouissaoui mbërriti me anije në ishullin italian të Lampeduzës në shtator. Pasi përfundoi një periudhë karantinë për koronavirusin, atij iu tha të ikte nga Italia. Ai mendohet se arriti në Francë më herët këtë muaj.

Aouissaoui nuk ishte në listën e militantëve të dyshuar nga Tunizia dhe nuk ishte i njohur nga shërbimet e zbulimit francez, tha Reuters. Sulmi po trajtohet si një akt terrorizmi dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.

Shtuar më 30/10/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori