OBSH paralajmëron: Mos u “gënjeni” nga niveli i vaksinimit, pandemia nuk ka përfunduar

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje qeverive të vendeve të mos  “gënjehen” nga procesi i vaksinimit, por të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID, si mbajtjen e maskën dhe respektimi i distancimit social, në një kohë që po afrohen edhe festat e fundvitit.

Disa vende janë joshur nga një “ndjenjë e rremë sigurie” se pandemia ka mbaruar dhe të vaksinuarit janë plotësisht të mbrojtur nga koronavirusi, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai theksoi se vaksinimi është i rëndësishëm për të ulur rrezikun e përjetimit të formave më të rënda të virusit, por kjo nuk do të thotë se të vaksinuarit nuk mbartin virusin dhe nuk mund ta transmetojnë atë.

“Edhe nëse jeni i vaksinuar, duhet të vazhdoni të merrni masa për të parandaluar infektimin, si për veten tuaj ashtu edhe për të tjerët. Kjo do të thotë të mbash maskën, të ruash distancën dhe të shmangësh grumbullimet e mëdha dhe të pakontrolluara”, tha Tedros.

Kreu i OBSH e quajti Evropën epiqendrën e pandemisë, duke shtuar se javën e fundit numri i infektimeve përfaqëson 67% të totalit të rasteve të reja me COVID-19 në botë.

Situata sa i përket koronavirusit në botë është përkeqësuar pas shfaqjes së variantit delta, ku shifrat e infektimeve kanë arritur majat./albeu.com/