Kush është 30 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i Ri në Shkodër ku humbi jetën një 30 vjeçar.

Mësohet se viktima është identifikuar si Admir Buhaj, banues në Postribë të Shkodrës.

Fillimisht u raportua se i riu ishte në drejtimin e një automjeti tip Volksëagen, por sipas policisë i riu ka qenë nën drejtimin e një motorçiklete.

30-vjecari dyshohet se është goditur nga mjeti tip Benz me targa AA 222 TS. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.


Shtuar 21.06.2020 06:40