Kush është bukuroshja që kandidon për deputete në listën e AAK-së? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të mbahen më 11 qershor, ndërsa partitë politike kanë sot afatin e fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Por, ajo që është vënë re është se në listat e partive politike ka emra të njohur, por edhe të rinj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hartuar listën për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e qershorit, ku nuk mungon edhe një femër bukuroshe.

Dallimin e bën regjisorja e njohur, Elmaze Nura, shkruajnë mediat e Kosovës, e cila është njëherësh edhe profesoreshë e Fakultetit të Arteve.

Është hera e parë që Elmazja merret me politikë dhe nuk dihet nëse suksesin në këtë fushë do ta përcjellë në një njëjtën mënyrë sikur në fushën e artit. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori