Kush është 25-vjeçarja shqiptare që u kap me makinën plot me drogë (FOTO LAJM)

Policia greke ka arritur të vë në pranga një shtetase shqiptare e cila kishte mbushur makinën e saj plotë më drgoë.

E arrestuar është identifikuar si, Kostandina Mata 25 vjeç, ku në mjetin që po udhëtonte së bashku me fëmijët e mitur iu gjetën 35 kg marjuanë.

Si provë materiale, policia sekuestroi edhe një telefon celular.

Mediet greke raportojnë se, shqiptarja ishte furnizuar me drogë në territorin e shtetit fqinj dhe më pas kishte marrë përsipër ta çonte në destinacion.

Mësohet se Kostandina Mata, ishte pronare e një kantine në Sarandë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori