Kush do të dëshironte një model të tillë xhinsesh? (FOTO LAJM)

Një model i veçantë xhinsesh janë prezantuar në Ukrainë. Xhinset e brendit ukrainas “Ksenia Schnaider”, vepër e disenjatores Ksenia Marchenko dhe disenjatorit grafik Anton Schnaider.

Prezantimi i tyre është bërë në javën e modës në Kijev, ndërkaq tani këto xhinse janë bërë hit në mesin e ndjekësve të trendit në metropolet botërore. Xhinset janë të grisura në gjunjë, pjesa e parë e sipërme është e gjerë, ndërkaq këmbët janë të ngushta nga gjunjët poshtë.

Këto xhinse janë goxha të dallueshme, andaj vajzat i kombinojnë me fanella të thjeshta. Çmimi i tyre në treg është 350 euro. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2016, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori