Kurrizin dhe tangat e kuqe zbuluar, Kim Kardashian tërheq vëmendjen me fustanin (FOTO LAJM)

Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetet sociale, ku menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

39-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan shumë të gjatë, i cili ka gjithë kurrizin jashtë. Por ky fustan ekstravagant i ka zbuluar më shumë seç duhet, tangat e kuqe.

Ylli televiziv pak ditë më parë u fotografua me miken e saj, Paris Hilton, teksa shëtisnin rrugëve të Los Angeles me veshjet e linjës më të re të SKIMS.

Kim kishte zgjedhur shoqen e saj për të reklamuar veshjet e saj, e sigurisht që tërhoqën menjëherë vëmendjen e të gjithë kalimtarëve.

Shtuar më 18/10/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori