Kurorëzuan dashurinë një vit më parë, kështu e surprizoi Gaz Paja bashkëshorten e tij (FOTO LAJM)
Si sot një vit më parë, në një dasmë madhështore Gaz Paja dhe "E bukura e dheut" kurorëzuan dashurinë e tyre.

Nuk kaluan shumë muaj dhe ata u bënë edhe prindër të një vogëlushi, të cilit i vendosën emrin Dard.

Me rastin e përvjetorit të martesës, Gazi e ka surprizuar Irën me një dedikim publik, duke postuar disa foto nga seti fotografik i martesës, shoqëruar me fjalë të ndjera dhe një premtim.

“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the Po. Më gëzove kur solle Dard. Të lutem, vazhdo të më gëzosh dhe unë do kujdesem për ty”, shkruan aktori.
Pritjes i erdhi fundi, Gaz Paja dhe Ira Seferi bëhen prindër për herë të parë (FOTO LAJM)

Shtuar më 02/06/2020, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori