Kurdët pritet të shpallin pavarësinë, reagon ashpër Turqia: Pushtojmë Irakun!

Pëlqej
Autoritetet e IrakutVeriut kanë shpallur një referendum për pavarësimin nga Bagdati zyrtar duke ngjallur mjaft tension në zonë ku kanë interesa direkte Turqia, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Irani.

Ndërkohë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për anulimin e referendumit të parashikuar më datë 25 shtator, lideri i IrakutVeriut, Mesud Barzani ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqen na kjo rrugë edhe sikur t'a dinë se në fund i pret vdekja, shkruan Albeu.com.

Nga ana tjetër, Turqia ka filluar të bëjë llogaritë e saj në Lindjen e Mesme, e cila po ridimensionohet tashmë.

Ndërkohë që flitet për shpalljen e një shteti tjetër të pavarur në zonë, i cili do të jetë Iraku i Veriut ose ndryshe, Kurdistani, Turqia ka filluar t'i referohet marrëveshjes së qershorit të vitit 1924 mes Turqisë, Irakut dhe Britanisë së Madhe, shkruan Albeu.com.

Marrëveshja në fjalë parashikon ndalimin e formimit të një tjetër shteti në kufirin mes Turqisë dhe Irakut.

E nëse kjo ndodh, pra formimi i shtetit, Turqisë i njihej e drejta që të fuste në territorin e saj territoret e Mosulit dhe Kirkukut.

Autoritetet turke kanë kërcënuar hapur se nëse Iraku i Veriut shpallet i pavaruar atëhere do "t'i përgjigjen me gjuhën që ata kuptojnë", duke marrë në konsiderate edhe ndërhyrjen ushtarake.

Tashmë Lindja e Mesme po ridimensionohet dhe duket se gjasat që zona të gjejë qetësi edhe në një të ardhhme të afërt është e pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori