Kurban Bajrami, mijëra myslimanë falen në sheshin "Skënderbej" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sheshi "Skëndërbej" ishte ishte i tejëmbushur sot që në orët e para të ditës nga mijëra besimtarë myslimanë që ishin drejtuar atje për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Komuniteti Mysliman, para faljes së namazit të Kurban Bajramit, zhvilloi një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.

Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë”- tha gjate urimit kreu i Komunitetit Mysliman te vendit.

Sipas tij, në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit të gjithë besimtarët vullnetmirë duhet te bëhe falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë dhuratë nga krijuesi ynë.

“Të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë”-tha ai.

Për më tepër, ndiqni galerinë e mësipërme me fotot e fiksuara nga Ejup Lila! /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori