Kur Veliaj del bllof pas "pushtimit" nga përmbytjet (FOTO LAJM)

Disa zona në kryeqytet janë përmbytur nga reshjet e shiut. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një mesazh në Facebook të bërë në mëngjes lajmëroi se situata ishte nën kontroll, pasi kolegët e Bashkisë së Tiranës e kishin gdhirë që shirat t'i gjenin gati, por fotot e përmbytjeve e nxjerrin atë bllof.

"Kolegët e Bashkia Tiranë e kanë gdhirë që rrebeshi me intensitet të na gjejë gati!

Për çdo nevojë TEL 112, nr unik i emergjencave. Jemi ne terren tek pikat me kritike".

Fotot e mëposhtme tregojnë gjendjen në rrugën "Don Bosko", të cilat nuk kanë nevojë për shumë komente. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2016, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori