Hajdari e vendosur: Jam e gatshme të bëj çdo gjë për listat e hapura

Deputetja Rudina Hajdari ka ftuar të gjithë opozitën parlamentare që të nënshkruajë propozimin për hapjen e listave 100%.

Kur u pyet nëse do ti bashkohet thirrjes për bojkot të parlamentit, Hajdari tha para gazetarëve se është e gatshme të bëjë cdo gjë për listat e hapura ndërsa tregoi se deputetët po nënshkruajnë një draft që do të paraqitet para Kuvendit.

“Jemi të gatshëm të bëjmë cdo lloj sakrifice për këtë kauzë. Nuk duhet të mashtrojmë shqiptarët me iluzion. Ftoj të gjithë opozitën parlamentare që të nënshkruajnë propozimin që hap listat 100% në mënyrë reale ku qytetari vendos se cila do të jetë lista fituese e deputetëve.

Është një draft që ka të gjitha kërkesat prandaj është nënshkruar si nga Murrizi, si nga unë dhe deputetë të tjerë që po e nënshkruajnë këto momente dhe do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë. Vota e shqiptarëve do jetë prioritet pra do ketë më shumë peshë se vota e kryetarit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet”, tha Hajdari.


Shtuar 24.09.2020 09:51