Kur punon Edi Rama? Faktet që konfirmojnë se kryeministri bën "pallë ariu" (FOTO LAJM)

Edi Rama erdhi në vitin 2013 me premtimin se do të ndryshonte jetën e shqiptarëve duke rilindur Shqipërinë.

Ishte një premtim që u forcua në vitin 2017 ku edhe shqiptarët ia dhanë "tepsinë" vetëm atij.

Gjatë fjalimeve thuajse të përditshme të tijat, Rama të krijon idenë e një kryeministri që strapacohet nga mëngjesi deri në mbrëmje për hallet e vendit duke vënë vetëm pak orë gjumë në sy.

Në fakt, aparati i tij i propagandës është aq intensiv dhe shpesh bindës për masat e gjëra sa vetëm faktet konkrete mund të jenë shkëndija drite për të parë panoramën e gjerë mbi aktivitetin e përditshëm të Ramës.

Albeu.com verifikoi Vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë javëve të fundit të publikuara në Qendrën e Publikimeve Zyrtare për të verifikuar këtë fakt.

Nga ky verifikim, rezulton se Edi Rama ka firmosur vetëm një Vendim të Këshillit të Ministrave nga plot 19 të tillë të marra gjatë periudhës në fjalë

Më konkretisht, gjatë tre javëvë të fundit në QBZ rezultojnë të publikuara plot 19 VKM. Nga këto, Edi Rama ka firmosur vetëm njërin, kurse 18 të tjerët mbajnë firmën e Erion Braçes.

Vendimi i vetëm i firmosur nga Rama është ai për lirimin e Shpati Kolgegës nga detyra e zv.ministrit të Arsimit.

Kjo tregon se mbledhjet ku janë marrë këto vendime janë drejtuar pikërisht nga Braçe, ndërsa Rama nuk dihet se me çfarë është marrë gjatë kësaj periudhe. /albeu.com/

Shtuar më 25/02/2019, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori