U kap me 24 kg heroinë në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që u arrestua në shtetin fqinj, ish-efektiv policie

Shqiptari që u arrestua në Itali pasi u kap me 24 kilogramë heroinë është identifikuar si Fatos Hasku, një ish-efektiv policie.

Hasku u arrestua në portin e Ancona-s, ku gjatë një kontrolli nga karabinierët, u kap me 48 pako heroinë që vinte nga Durrësi për tu tregtuar në Itali.

Tashmë ai është dërguar në qelitë e paraburgimit dhe pritet të dalë në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë./albeu.com