Ronaldon nuk e “zë vendi”, agjenti i portugezit kontakton sërish Chelsea-n

 

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes vazhdon të kërkojë një ekip për klientin e tij.

Sipas “The Independent”, Mendes ka kontaktuar sërish klubin e Chelsea, ndërkohë që merkatoja është në ditët e fundit të saj.

Sulmesi i United, iu afrua “Bluve të Londrës” edhe më parë gjatë kësaj merkatoje, por tekniku Tuchel nuk ishte i interesuar ta kishte CR7 në skuadër.

Mendes po shikon nëse qëndrimi i Chelsea mund të ketë ndryshuar për portugezin, dukeqenëse londinezët nuk po gjejnë një sulmues pas largimeve të Lukakut dhe Ëerner./albeu.com