Kur martohej Ermal Fejzullahu, ja si dukej këngëtari në 2008 (FOTO LAJM)

Këngëtari Ermal Fejzullahu njihet nga shqiptarët si një prej këngëtarëve kosovarë që ka patur sukses me këngët e tij.

Ai u bë i njohur shumë vite më parë në Shqipëri me këngën "Për një dashuri" apo "Goc nga Tirona", me të cilat fitoi zemrat e shumë të rinjve.

Me siguri të gjithë e kujtoni djaloshin e dobët, i cili këndonte në skenë gjithmonë serioz e pas të cilit "linin kokën" shumë vajza.
Ai kurorëzoi dashurinë rreth dy vjeçare me Arianën në një dasmë madhështore në vitin 2008.

Dasma e cila zgjati dy ditë e dy netë u organizua në hotelin "Grand" në Prishtinë dhe kishte të ftuar miq e të afërm të këngëtarit dhe të babait të tij.

Ndër vipat e pranishëm kanë qenë Mihrihe Braha me bashkëshortin, Gili, Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Blero, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë personazhe të tjerë. Nga Shqipëria ka qenë miku i ngushtë i këngëtarit, Sinan Hoxha, ndërsa Sabri Fejzullahu kishte ftuar këngëtaren Bleona Qerreti, e cila ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj në atë kohë Gani Bardha.

Të gjithë këngëtarët kanë kënduar për nder të mikut të tyre, ndërkohë që në fund të festës edhe dhëndri ka marrë mikrofonin dhe përshëndeti miqtë e tij me një këngë.

Kanë kaluar vite nga ajo ditë, e sot Ermali e Ariana janë prindër të tre fëmijëve. Përflitet se do të vijë edhe i katërti.

Këngëtari ka deklaruar gjithmonë se dëshiron të ketë shumë fëmijë./Albeu.com/

Shtuar më 14/03/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori