Babai i mungonte ditën e dasmës, kuajt i bëjnë dhuratën më të bukur! (FOTO LAJM)

Seti fotografik i dasmës për këtë cift i ka kaluar të gjitha pritshmëritë e tyre.

Nusja Patti Womer në klipin e saj të dasmës kishte marrë dhe dy kuaj për të krijuar një atmosferë ndryshe dhe shumë të bukur për fotografitë e dasmës, por asnjëherë nuk e kishte menduar që bashkë me të do të buzëqeshte edhe kali i saj.

Një nga fotografitë e marra nga fotografja Tony Bendele tregon kalin që buzëqesh vesh më vesh, përcjell albeu.com.

Megjithëse shumica e nuseve synojnë të jenë ylli i dasmës, Patti tha se është e lumtur të shohë në qendër të vëmendjes kuajt e saj.

Cricket dhe holandez ishin kuajt e parë që ajo dhe babai i saj i ndjerë blenë së bashku kur ajo ishte vetëm tetë vjeç.

Prania e tyre në martesën e saj ishte një mënyrë për të përfaqësuar babain e saj, i cili vdiq në maj 2016. /albeu.com/


Shtuar më 08/11/2017, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori