Kur flet Putin, Obama ul kokën (FOTO-LAJM)

Në samitin e G20-s, Rusia paralajmëroi një ditë më parë ndërkombëtarët se do ndihmojnë Sirinë në rast se SHBA do të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj këtij vendi. Presidenti Vladimir Putin deklaroi hapur se ai është duke furnizuar tashmë me armë regjimin e Bashar al- Assad dhe u angazhua se do shtojë mbështetjen në rast se do nisë një sulm nga ajri.

“A do e ndihmojmë Sirinë? Sigurisht. Ne po e ndihmojmë që tani, u çojmë armë, bashkëpunojmë në sferën ekonomike,” tha Putin.

Ndërkohë presidenti amerikan, Barack Obama është kthyer në SHBA. BBC shkruan se ai u kthye më i dobët nga samiti i G20 pas kundërshtimeve të forta të shumë liderëve botërorë ndaj një ndërhyrje ushtarake në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori