COVID-19/ Shqipëria zonë e kuqe! Një tjetër shtet u mbyll fluturimet shqiptarëve

Polonia ka mbyllur fluturimmet me Shqipërinë.

TIA ka njoftuar se fluturimet e rregullta me Shqipërinë, Polonia i ka mbyllur.

“Polonia ka njoftuar sot në darkë mbylljen e fluturimeve të rregullta me Shqipërinë.

Vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë.

Pasagjerët e sotëm do të kthehen me fluturimet e radhës, njofton kompania ajrore Lot Airlines. Në postimin tjetër, detajet,“- shkruhet në status.

Nuk dihet se kur janë fluturimet e radhës, që do të bëjë të mundur, kthimin e pasagjerëve shqiptarë.


Shtuar 15.08.2020 21:18